E plotësuar: Numri i viktimave të tërmetit të së martës u rrit sërish.
Numri i të vdekurve në familjen Lala ka shkuar në 8 ndërsa numri total i viktimave nga tërmeti është 48.
Shkon në 46 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri
Numri i viktimave të tërmetit të së martës u rrit sërish. 46 janë trupat e pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Durrës e Thumanë, një shifër që e kalon atë të tërmetit të vitit ’79 me 40 viktima, që mbahet mend si më i rëndi.
4 të fundit u gjetën në zonën e ish-Kënetës. Nga rrënojat vilës së familjes Lala u nxor trupi i nënës me 3 fëmijë.
E plotësuar: Ka shkuar në 45 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që preku vendin ditën e martë në orën 03:55 të mëngjesit.
Tre trupa të pajetë janë gjetur në zonën e ish-kënetës, njofton ministria e mbrojtjes.
Tërmet i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasur nga qindra tërmete të tjera në dy ditë.
Shkon në 44 numri i viktimave nga tërmeti: Vijojnë kërkimet në tri zona të Durrësit
Po vazhdon të rritet bilanci tragjik i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.
Report TV raporton se deri tani ka shkuar në 44 numri i personave që kanë vdekur, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e 15 personave në Durrës.
Kërkimet po vijojnë intensivisht në 3 pika të qytetit bregdetar, Kënetë, hotel Mira Mare dhe tek “2 Gjelat”
Ndërkohë kërkimet në Thumanë janë ndërprerë kërkimet pasi nga komunikimi i deritanishëm me familjarët mendohet se nuk ka më persona nën rrënoja.
Nxirret nga rrënojat e tërmetit në Shqipëri edhe një tjetër trup i pajetë, shkon në 42 numri i viktimave
Dy ditë pas tërmetit ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat e hotelit “Miamare” trupin e pajetë të Sotiraq Mishajt.
Trupi i pajetë u transportua me ambulancë për në morg.
Në këtë rast, situata ka qenë dramatike, pasi një familjari i tij ka humbur ndjenjat.
Për momentin operacioni përfundoi, por do të bëhen verifikimet nëse ka apo jo persona të tjerë dhe më pas do merret një vendim.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën me dije se trupi i nxjerrë pak më parë çon në 42 numrin e viktimave..
Kujtojmë se Shqipëria u godit mëngjesin e të martës nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballë të rihterit.