Telegrafi

Shkon në 400 numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri

Ka shkuar në 400 numri i të prekurve në vend nga Coronavirusi në Shqipëri.

17 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2,989 raste të dyshuara dhe prej tyre 400 raste janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarëve, duke e çuar numrin e tyre në 154. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast”, njofton Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik. /Telegrafi/