Ka shkuar në 38 numri i të vdekurve nga shpërthimet e së shtunës në Stamboll.
“Sipas të dhënave të fundit që morëm, është rritur në 38 numri i bijve tanë që humbën jetën si pasojë e sulmit të egër të djeshëm. Prej tyre, 30 janë nëpunës policorë dhe pjesëtarë të sigurisë, shtatë civilë dhe njëri ende nuk është identifikuar”, tha ministri i Brendshëm i Turqisë Sulejman Soylu deklaroi, raporton Anadolu Agency (AA).
deri tash është raportuar edhe për 166 persona të plagosur.
Shpërthimi i madh që u pasua nga një i vogël, ka ndodhur rreth orës 23:00 me orën lokale pas një loje shumë të ndjekur futbolli në “Beshiktash Vodefone Arena”. /Telegrafi/