Site icon Telegrafi

Shkon në 34 numri i të shëruarave nga coronavirusi në Malishevë

Sonte është rritur numri i personave të shëruara që ishin prekur me COVID-19, në Komunën e Malishevës.

Bazuar në të dhënat zyrtare, në komunikimin me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë konfirmuar tri raste të shëruara, dhe numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 34, ndërsa vazhdojnë të kurohen edhe 35 persona të tjerë, gjendja e të cilëve është stabile.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar të shëruarit e sotëm, e po ashtu edhe personave të tjerë të infektuar nga Malisheva dhe nga i gjithë vendi, iu ka uruar shërim të shpejtë.

Nërsa qytetarëve të Komunës së Malishevës, përsëri u ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë në maksimum të gjitha këshillat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ta mundim këtë pandemi. /Telegrafi/

Exit mobile version