Site icon Telegrafi

Mbyllet rasti i Lumit! Shkon në 228 mijë euro ndihma e shqiptarëve për shërimin e tij

228 mijë euro është shuma që është grumbulluar për Lumi Bordoniqin i cili po përballet me sëmundjen agresive, diagnoza “Ewing Sarcoma”.

Lajmi për grumbullimin e kësaj shumë ju dha prindit Përparim Bordoniqi nga emisioni “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjini.

Prindi i Lumit, Përparimi nuk mund t’i mbante lotët derisa mori këtë lajm. Ai, falënderoi të gjithë ushtarët e Radarit dhe bizneset gjithandej botës që kontribuuan për rastin e Lumit.

“Faleminderit Editë, faleminderit emisionit ‘Radar’ dhe gjithë ushtarëve të Radarit. Faleminderit bizneseve të vogla të mëdha, shqiptarë kudo që janë, Belgjikë, Zvicër, Gjermani, Austri, Danimarkë” tha ai.

Kujtojmë që shuma që kërkohej fillimisht për Lumin ishte 130 mijë euro. Të hënën e 12 qershorit shuma fillestare që kishte siguruar familja ishte 20 mijë euro ndërsa pasi që kësaj iniciative ju bashkua edhe “Radar” me Edita Doli, shuma arriti në 141 mijë euro.

Lumi Bordoniqi në moshën 16 vjeçare u sprovua me sëmundjen agresive diagnoza “Ewing Sarcoma”, kanceri i eshtrave.

Diagnoza është konstatuar në Spitalin Turk Medical Park ku edhe gjendet për trajtim aktualisht Lumi.

Exit mobile version