Telegrafi

Shkon në 22 numri i viktimave të shembjes së urës në Genoa (Video)

Numri i viktimave nga shembja e urës në Genoa të Italisë është rritur, dhe raportohet se deri më tani kanë humbur jetën 22 persona.

Ura që lidh Italinë me Francën e lartë mbi 90 metra është shembur sot rreth orës 11 sipas kohës lokale, ndërsa veturat që ishin mbi të në ato momente kanë përfunduar mbi lumë, hekurudhë, ndërtesa e shtëpi, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihen shfaqet që quan në shembjen e urës, ndërsa zëvendësministri i transportit Edoardo Rixi, ka deklaruar se është e papranueshme se si një urë gjigante siç ishte ajo në Genoa të ndërtohet për t’u shembur.

Lexo po ashtu Shoferi i kamionit arrin të frenon pak centimetra para vendit ku është shembur ura në Genoa (Video)

Shembja e urës është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë, ku më pas u krijuan re të mëdha pluhuri, si dhe dridhje të mëdha për shkak të sasisë së madhe të betonit që ka rënë mbi një zonë industriale, ku si pasojë dyshohet të jenë shkatërruar gypat e gazit.

Ura Morandi ishte inauguruar në vitin 1967,  ndërsa riparimi i saj ishte kryer nga inxhinierët në vitin 2016. Konsiderohet si ura lidhëse mes Italisë dhe Francës. /Telegrafi/