Telegrafi

Shkon në 22 numri i viktimave nga Coronavirusi në Shqipëri

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID-19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension).

Pacienti ndodhej i shtruar prej pesë ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare. /TCH/