Site icon Telegrafi

Shkon në 22 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri

Bilanci i viktimave nga tërmetet e sotme që kanë goditur Shqipërinë po shtohet vazhdimisht. Është bërë e ditur se numri i të vdekurve ka shkuar në 22.

Një nënë ka ndërruar jetë para pak çastesh, edhe pse ajo u nxor e gjallë nga rrënojat. Bëhet fjalë për 30-vjeçaren nga Durrësi, Diana Meçe.

Ajo u nxor nga forcat speciale RENEA pasi ka qëndruar nën rrënoja për 14 orë, nën një pallat 6-katësh.

Ndërsa pak orë më parë nga po i njëjti vend u nxor e vdekur e bija e saj 8-vjeçe.

Vdekja e 30-vjeçares në spital e çon në 22 numrin e viktimave nga tërmeti, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e të tjerë personave, që ndodhen ende nën rrënoja.

Exit mobile version