Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm, është rritur në 2.600.
Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7.8 magnitudë goditi sot Turqinë e Sirinë, ndërsa sipas autoriteteve përkatëse të dy vendeve, numri i të vdekurve ka shkuar në 2,619, transmeton Telegrafi.
Nga ta 1,651 janë regjistruar në Turqi, kurse autoritetet siriane kanë njoftuar se atje janë 538 të vdekur e 430 pritet të konfirmohen në zonat e Sirisë që nuk i kontrollon qeveria.
Në anën tjetër, ekspertët parashikojnë që numri i të vdekurve mund të shkojë deri në 10 mijë.
Ekipet e shumta të shpëtimit janë në terren, duke tentuar të shpëtojnë të mbijetuarit që kanë mbetur nën rrënoja. /Telegrafi/