Vazhdon dhe rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditit Turqinë të premten. Sipas raportimeve në media numri i viktimave ka shkuar në 19.
Gjithashtu është rritur edhe numri i të plagosurve ku përafërisht llogaritet rreth 650 persona.
Mësohet se deri tash 13 viktima janë në provincën Elazig, 4 në Malatya, një në Diyarbakir dhe një në një zonë tjetër, thuhet në një deklaratë të emergjencave, transmeton tch.
Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter rrëzoi me dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat.
Lëkundjet e forta zgjatën 40 sekonda thuhet në një raport. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në terren.
Tërmeti u ndje edhe në shtete të tjera si Siria, Armenia dhe Iraku.