Telegrafi

Shkon në 14 numri i viktimave nga coronavirusi në Itali

Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali ka shkuar në 14, ndërsa janë infektuar 528 persona, njofton agjencia e lajmeve italiane ANSA.

Lajmin e ka konfirmuar komisioneri i urgjencës dhe shefi i mbrojtjes civile, Angelo Borreli në një konferencë për shtyp të enjten, transmeton Telegrafi.

Lidhur me shpërthimin e coronavirusit në Itali, qeveria ka urdhëruar izolimin e disa qyteteve në Lombardi dhe Veneto, përfshirë mbylljen e shkollave, transportin lokal, si dhe ndalimin e frekuentimit të ngjarjeve publike.

Kujtojmë se coronavirusi së fundmi është përhapur në vende të ndryshme të Evropës si në Francë, Austri, Spanjë, Greqi, Kroaci, Danimarkë, Norvegji, Estoni, dhe Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/