Telegrafi

Shkon në 14 numri i rasteve pozitive te klubi italian, në rrezik të anulohet ndeshja me Interin

Inter – Venezia është në dyshim për tu zhvilluar të shtunën me fillim nga ora 18:00.

Tek skuadra mysafire ka shpërthyer vala me COVID-19, pasi edhe 10 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Katër ishte numri i të infektuarave, derisa tani edhe 10 të tjerë kanë rezultuar pozitivë duke çuar në 14 numrin e rasteve.

Ka qenë vet klubi italian Venezia ka njoftuar se në testet e zhvilluara së fundmi kanë dalë 10 vetë pozitive me coronavirus dhe në total numri ka shkuar në 14.

Ende nuk është sqaruar se sa prej tyre janë futbollistë të infektuar.

Nëse janë të paktën nëntë lojtarë me Covid-19, atëherë ndeshja me Interin nuk do të zhvillohet të shtunën. /Telegrafi/