Site icon Telegrafi

Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Afganistanin dhe Pakistanin

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë lënduar pas një tërmeti me magnitudë 6.5 ballë që goditi zonat në Afganistan dhe Pakistan derisa lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin indian Nju Delhi.

Në veriperëndim të Pakistanit, të paktën nëntë persona vdiqën dhe 44 pësuan lëndime, tha një zyrtar qeveritar të mërkurën. Spitalet në provincën veriore Khyber Pakhtunkhwa janë vënë në gjendje të jashtëzakonshme gjatë natës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Tërmet me magnitudë prej 6.4 ballësh godet Afganistanin, ndihet në Indi dhe Pakistan

Në Afganistan, të paktën katër persona humbën jetën dhe 50 u lënduan, tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Epiqendra e tërmetit ishte 40 kilometra në juglindje të qytetit afgan Jurm, pranë kufijve me Pakistanin dhe Taxhikistanin, tha të martën Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Tërmeti u ndje në një zonë më shumë se 1,000 kilometra të gjerë nga rreth 285 milionë njerëz në Pakistan, Indi, Uzbekistan, Taxhikistan, Kazakistan, Kirgistan, Afganistan dhe Turkmenistan, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. /Telegrafi/

Exit mobile version