Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe katër tjerë janë lënduar, në zjarrin që shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një klub nate në qytetin spanjoll Murcia.
Ekipet emergjente akoma janë në terren në kërkim të viktimave, transmeton Telegrafi.
“Mund të ketë viktima tjera”, thanë nga ekipet emergjente në ueb-faqen e tyre – duke theksuar se shkaku i zjarrit që shpërtheu mbetet i panjohur.
Të lënduara kanë mbetur dy femra të moshës 22 dhe 25-vjeç si dhe dy burra të moshës 41 dhe 45. Në anën tjetër, kryebashkiaku i Murcia ka njoftuar në rrjetin social X se është i tmerruar me lajmin për zjarrin në klub nate.
Në vendin ku ka shpërthyer zjarri pritet të arrijë ministri i Brendshëm i Spanjës Jose Angel Antelo, ndërsa në Murcia është shpallur tri ditë zie. /Telegrafi/