Të paktën 12 persona ndërruan jetë dhe 419 u lënduan si pasojë e tërmetit në Turqi, bazuar në të dhënat e Menaxhimit të Fatkeqësisë dhe Emergjencave turke (AFAD).
Sipas AFAD-s operacionet e kërkimit si dhe shpëtimit janë duke vazhduar në 17 ndërtesa.
Shifrat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave në Turqi si dhe në Greqi në të paktën 14 sosh.
Si pasojë e këtij tërmeti, të dëmtuara mbetën edhe ndërtesat në të dyja vendet, derisa janë përmbytur edhe disa qytete bregdetare turke.
Në anën tjetër, në ishullin grek të Samos dy adolshenët ndërruan jetë pas shembjes së murit mbi trupat e tyre. /Telegrafi/