Telegrafi

Shkon në 12 numri i personave të prekur nga Coronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në Shqipëri janë dy raste të reja të prekura me Coroanvirus.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli konfirmoi se numri i personave të prekur ka shkuar në 12 persona, dy raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Rakacolli ka shpjeguar se njëri prej të prekurve është nga rasti i parë ndërsa një i moshuar i moshës 79-vjeçare është infektuar në Itali pasi kishte qenë në Bergamo.

“Një nga personat e prekur kishte lidhje me pacientin ‘zero’ dhe një 78-vjeçar nga Lushnja ishte kthyer së fundmi nga Bergamo. Të dy rastet janë në vetëizolim dhe ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Në 24 orët e fundit janë kryer 45 testime dhe vetëm 2 kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus”, tha Rakacolli. /TCH/