Site icon Telegrafi

Shkon mbi 3 mijë numri i personave të infektuar me COVID-19, rastet e reja sipas komunave

Ka arritur në 3 mijë e 64 numri i personave të prekur nga virusi COVID-19, në Kosovë. Ndërsa, vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 73 raste të reja.

Sipas raportit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, sot janë shëruar edhe 63 pacientë, duke çuar kështu në 1 mijë e 302 numrin e personave të shëruar, transmeton Telegrafi.

Nga rastet e reja me coronavirus, IKSHPK bën të ditur se më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej sot 44 raste.

Pastaj, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste.

Lexo po ashtu Edhe 73 raste të reja me coronavirus - 44 vetëm në Prishtinë

Me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.

Aktualisht në vendin tonë raste aktive me COVID-19, janë 1 mijë e 302.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”. /Telegrafi/

Exit mobile version