Site icon Telegrafi

Shkon Lladrovci, vjen Caka

Feronikeli ka mbetur pa kapitenin, i cili iu bashkua Kukësit, pasi kampioni i Kosovës nuk e pengoi transferimin e tij.

“Lapidar Lladrovci ka kërkuar nga klubi që ta lirojë dhe ne e kemi respektuar kërkesën e tij. E kemi liruar, pra me marrëveshje ai ka shkuar te Kukësi”, tha për Zërin drejtoi i “Niklit”, Artan Berisha.

Mirëpo, Feronikeli e ka mbuluar menjëherë vendin e lënë bosh nga Lladrovci. Artan Berisha e ka zyrtarizuar transferimin në Drenas të Ismet Cakajt, i cili në sezonin vjeshtor i pati 13 paraqitje me Dritën.
 

Exit mobile version