Site icon Telegrafi

Shkollën e kapluan shpirtrat ndërpritet mësimi

Nga frika prej shpirtrave në shkollën Lady Haleema Begum Urdu nuk u paraqitën në mësim që pesë ditë.

Prindërit u besojnë dhe nuk i lënë të shkojnë në shkollë. Kohë më parë një mësues e qiti njërin prej nxënësve në dërrasën e zezë që ta lexojë një tekst dhe më pas nxënësi duke bërtitur u largua nga klasa duke thënë se në dërrasë të zezë nuk shkruante asgjë por i kishte dalë “një lugat” i bardhë.

Drejtori i shkollës tha se kjo është bërë për inati për ta prishur imazhin e shkollës dhe kërkoi hetim nga policia lidhur me rastin. Shkolla, me shpresë se fëmijët do të lirohen nga frika, shtyu vazhdimin e mësimit deri të hënën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version