Telegrafi

Shkollë me program të atletikës prej tani edhe në Kosovë

Shkollat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prioritet të veçantë i kushtojnë sportit dhe atletikës, duke u munduar t’iu ofrojnë nxënësve sa më shumë mundësi zhvillimi në këtë drejtim.

Përveç anës shëndetësore, studimet tregojnë se përfshirja e nxënësve në aktivitete sportive çon në performancë më të mirë akademike (Bullón et al, 2017).

Mbi të gjitha, angazhimi i fëmijëve në sport është kyç në aspektin social dhe në ndërtimin e shprehisë së funksionimit në grup (ndërveprimit). Kjo e fundit është edhe njëra ndër filozofitë kryesore mbi të cilën vepron American School of Kosova.

Kështu, duke marrë parasysh rëndësinë e përfshirjes së sportit dhe atletikës në planprogramin mësimor, American School of Kosova që nga ky vit i ri akademik, 2018/2019, me hapjen e kampusit të ri dhe ndërtimin e fushave dhe sallave të gjera sportive, do të ngrisë sportin në një nivel krejtësisht tjetër.

Kjo do të thotë që, nxënësit e ASK-së jo vetëm që do të kenë udhëheqës të kualifikuar të Atletikes (Athletics Director), por ata, nga tash e tutje, do të kenë mundësi të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme sportive, qoftë me karakter garues apo relaksues, përkrah shkollave tjera në vende të ndryshme të botës.

American School of Kosova mbetet e përkushtuar t’iu sjellë nxënësve eksperienca të reja të frymëzuara nga shkollat më të mira botërore, këtë herë me përpjekje për të ndërtuar shprehinë e të jetuarit shëndetshëm përmes argëtimit dhe lojërave përgjatë qëndrimit ditor në shkollë.