Telegrafi

Shkollë falas për trajnim të lirive ekonomike për gratë dhe vajzat në Maqedoni

Organizata e familjeve me një prindër “Një mundet!” dhe ndërmarrja sociale “Një bën” do të organizojnë shkollë falas për trajnim ë lirive ekonomike për gratë dhe vajzat, njofton AIM.

Nga ekipi i organizatës “Një mundet” u bëjnë thirrje të gjitha grave dhe vajzave të cilat janë pjesë e grupeve të diskriminuara, të rrezikuara dhe të pakicave si nënat vetushqyese, viktimat e dhunë në familje, vajzat nga familjet me një prindër, gra ose vajza nga pakicat fetare ose etnike që të marrin pjesë në punëtori.

Qëllimi i punëtorisë është përforcimi i pjesëmarrëseve dhe fitimi i njohurive dhe shkathtësive nga fusha e sipëmarrësisë.

“I njoftojmë të gjithë të interesuarit, ndërsa sipërmarrëset me përvojë, të paraqiten për mentore të kësaj shkolle për trajnim dhe t’i ndajnë kapacitetet e tyre profesionale me pjesëmarrësit e zgjedhura”, thonë nga ekipi “Një mundet”./Telegrafi/