Telegrafi

Shkollat e Prishtinës ”plaçkitin” nxënësit (Video)

Janë mbi 10 shkolla fillore të kryeqytetit, të cilat u kanë kërkuar para nxënësve të klasave të 9-ta, për t’u pajisur me dëftesa.

Vlera e parave të kërkuara nga udhëheqësit e shkollave ka qenë 2 .5 euro dhe është arsyetuar me plotësimin dhe bukurshkrimin në dëftesa.

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka pranuar ankesa nga prindër të cilët e kanë quajtur si të paligjshme dhe jokorrekte marrjen e parave nga nxënësit.

Ardiana Ismaili, nga kjo Drejtori, ka deklaruar se kanë reaguar menjëherë duke kërkuar nga drejtorët e shkollave që t’ua kthejnë nxënësve parat e marra. /Tribuna Channel/