Site icon Telegrafi

Shkollat ​​e Italisë nuk do të hapen deri në shtator

Italia, vendi i parë evropian që u godit rëndë nga coronavirusi, do të lejojë që disa biznese të rihapin këtë javë ndërsa synon të rihapë prodhimin dhe ndërtimin nga 4 maji, tha kryeministri Giuseppe Conte.

Kryeministri italian Conte dha skicën më të detajuar të planeve për të rihapur ekonominë, në një intervistë në një gazetë italiane, për të cilën ai tha se do të dalë në qarkullim jo më vonë se në fillim të kësaj jave, transmeton Telegrafi.

Italia, e goditur fort nga virusi disa javë përpara vendeve të tjera të mëdha perëndimore me një numër të përgjithshëm vdekjesh prej 26,000, është detyruar të shërbejë si një model për mënyrën e luftimit të virusit.

Conte përshkroi një proces me disa faza që do të shohë që shumë prodhime të rifillojnë punën në fillim të majit, megjithëse bizneset e frekuentuara nga publiku i gjerë si bare dhe restorante do të duhet të prisnin pak më gjatë.

Conte ka thënë se shkollat ​​do të mbeten të mbyllura deri në shtator.

“Ne po punojmë në këto orë për të lejuar rihapjen e një pjese të mirë të bizneseve nga prodhimi në ndërtim me 4 maj, por që shkollat nuk do të hapen deri në shtator”, tha Conte për të përditshmen italiane La Repubblica. /Telegrafi/

Exit mobile version