Site icon Telegrafi

Shkolla u thotë fëmijëve se kanë ardhur jashtëtokësorët

Daily Mail” njofton se drejtorja e shkollës Southway Junior School në Burgess Hill, Diana Goss, u kishte thënë nxënësve se një anije kozmike jashtëtokësore ishte rrëzuar në afërsi të shkollës, me qëllim që t’i nxiste fëmijët për aftësitë e tyre të shprehjes dhe të tregimit të ndodhive.

Policia e Sussexit e kishte rrethuar “vendin e ngjarjes” dhe kishte kërkuar nga fëmijët që të jepnin deklarata si dëshmitarë.

Veç tjerash, nxënësve u ishte thënë se njëri nga arsimtarët e tyre, Joy Law, ishte rrëmbyer nga jashtëtokësorët.

Ndërkohë, prindërit nuk janë shprehur të kënaqur nga ky veprim i shkollës duke thënë se arsimtarët e kanë tepruar me këtë, sepse fëmijët do të mendojnë se gjithçka ka ndodhur vërtet duke qenë se edhe inskenimi ishte realizuar mirë.

Kështu shkolla dhe policia është dashur të dalin me deklarata për t’i siguruar prindërit se gjithçka ka shkuar mirë dhe është në favor të fëmijëve të tyre.

Exit mobile version