Shkolla e lartë për vajza Nanyang ka shpenzuar 100.000 dollarë për blerjen e 150 kompjuterëve iPad për 140 nxënës dhe 10 mësues. Ky projekt pilot tani për tani u mundëson nxënësve të lidhen në internet dhe me anë të tabletëve të tyre të shkarkojnë libra, doracakë dhe materiale tjera edukimi të cilat u nevojiten për mësim.
Në iPad ata po ashtu mund të shkruajnë edhe skriptet e tyre nga ligjëratat.
“Kjo është shumë më praktike”, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters 14-vjeçarja Chloe Chen.”Arsimtarët vetëm mund të na thonë të shkojmë në ndonjë faqe interneti dhe ne mund ta vizitojmë dhe fillojmë të punojmë aty për aty”, ka shtuar ajo.
Vitin e kaluar moderatorja e shout të megapopullarizuar secilit prej të punësuarve të saj u ka dhuruar nga një iPad dhe çek prej 10.000 dollarësh.
Dekani i shkollës Nanyang, Seah Hui Yong, ka thënë se iPad është përzgjedhur sepse është “komplementar për metodën e re të arsimit i cili studentëve u ofron më shumë liri që të mësojnë vetvetiu, në vend se të mbështeten ekskluzivisht në mësuesit në klasat tradicionale”. /Telegrafi/