Industria e teknologjisë është më shumë dhe më e gjerë sesa vetëm përfshirja e programerëve në këtë industri. Në mënyrë që një projekt i një kompanie të jetë i suksesshëm, dhe që ekipi i programerëve të bashkëpunojë nga Front-end në Back-end, duhet që projekti të menaxhohet gjatë gjithë kohës.
Këtu hyn Project Management në IT.
Kompani të shumta si në Kosovë, por edhe jasht, kanë kuptuar që një Project Manager në fushën e IT-së është jashtëzakonisht i nevojshëm në mënyrë që të bashkëveprojë ngushtë me ekipin e programerëve, të planifikojë, ekzekutojë, monitorojë, kontrollojë dhe të bëj mbylljen apo përfundimin e suksesshëm të projekteve ndaj klientëve.
Përveç nevojës dhe kërkesës e cila është në rritje për programerë, pozita e Project Manager në IT është jashtëzakonisht e nevojshme por edhe shumë e kërkuar në mënyrë që të bëjë më të lehtë punën e ekipit të programerëve, menaxhimin si dhe përfundimin me sukses të projekteve të kompanive që ofrojnë shërbime softuerike.
Beetroot Academy, tanimë ka bërë emër në Kosovë për mënyrën e veçantë të mësimit dhe qasjes së tregut dhe sukseseve të studentëve të diplomuar.
Përveç kurseve në fushën e programimit, Beetroot Academy ofron edhe kursin në Project Management in IT. Me kurrikulë të avancuar suedeze dhe ukrainase, me qasje në LMS dhe komunikim të shpeshtë me akademinë dhe trajnerët, përmes këtij kursi ju mund të bëheni me profesion të ri pa pasur nevojë për njohuri paraprake. Beetroot Academy do t’ju mësojë si funksionojnë Agile dhe Scrum, si të menaxhoni një ekip, të organizoni punën, dhe si të komunikoni me klientë. Si rezultat, ju do të merrni të gjitha njohuritë për t’u çertifikuar në Scrum Master.
Kursi Project Managementi in IT zgjatë katër muaj dhe përmban 76 orë, prej tyre 70 orë praktikë, 4 orë këshillime në karrierë dhe 2 orë video mësime.
Ju do të mësoni për Waterfall stages, Agile, Scrum framework, Soft skills dhe si të punoni me ekip, si të punoni me klientë, DevOps culture, Jira, Trello dhe shumë tools të tjera.
Më shumë informata rreth kursit i gjeni duke klikuar KËTU.