Telegrafi

Shkolla politike “Ibrahim Rugova”, Abdixhiku: I lumtur për interesimin e të rinjve për të djathtën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se është i lumtur për interesimin e të rinjve që të zgjedhin politikën e krahut të djathtë.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan lidhur me ligjëratat në shkollën politike “Ibrahim Rugova”, që tashmë LDK po i mban.

Lexoni të plotë postimin:   

Këtu, sot, klasa e dytë e gjeneratës së parë, po i nisë ligjëratat në Shkollën Politike ‘Ibrahim Rugova”  . Ky grup i jashtëzakonshëm prej të rinjve e të rejave, sikurse Klasa e Parë para tyre, përgjatë dhjetë javëve të ardhshme do të mësojnë për të djathtën, rugovizmin, shtetin, kushtetutën, ekonominë e tregut, institucionet e Republikës e ato transatlantike; idetë që na veçojnë e programin ideologjik e politik ‘Rruga e Re’.

Andi, Besarti, Butrinti, Dilara, Djellza, Donita, Elioni, Erioni, Erza, Gema, Igballja, Lorenta, Luani, Marigona, Rinesa, Rroni, Rinesa, Senati, Vlera e Ylli janë 20 studentët e përzgjedhur nga interesimi i madh për thirrjen e dytë. Mosha mesatare e tyre është 19 vjet. Të gjithë janë studentë të dalluar e me plot kureshtje politike.

Jam shumë i lumtur që kanë zgjedhur të ndjekin me vullnet të mirë Shkollën tonë. Jam edhe më i lumtur për interesimin e madh të të rinjve për të djathtën. Mes tyre kemi liderët e së nesërmes. E ardhmja jonë është e ndritshme!. /Telegrafi/