Drejtori i shkollës “Pavarësia”, Shefki Rusinovci, gjatë inaugurimit të bibliotekës tha “Libri është pasuria me e madhe për nxënësit dhe leximi është ushqim për trurin e fëmijëve. Prandaj dashamiret e dijes dhe leximit i falënderoj shume për ndihmën e dhenë, ngase kjo vepër është me rendësi shumë të madhe, për këta nxënës. Dëshiroj qe ne emër te shkollës te falënderoj Rotary Club Prishtinën, Shkollën Amerikane ne Kosove dhe Kosovision për ndihmën e dhënë.
Me këtë rast në një fjalim para të pranishmëve Presidenti i Rotary Club Prishtine, Ekrem Tahiri tha se “Rotary Club Prishtina i kushton rendësi të veçantë edukimit dhe zhvillimit të brezit të ri sepse fëmijët janë pasuria më e vlefshme dhe krijimi i kushteve për një edukim dhe zhvillim të suksesshëm të tyre është obligim i të gjithë neve. Duke u nisur nga ky fakt ne si klub kemi vendosur që të fillojmë me projekt për identifikimin e shkollave pa biblioteka me qellim te krijimit te tyre ne te ardhmen.
Sa i përket mbështetësve të cilët kontribuan për realizimin e këtij projekti Tahiri tha “Kur jemi te realizimi i këtij projekti kaq domethënës për këta fëmijë më duhet të falënderoj anëtarët e Klubit Rotary Prishtina në radhe të parë, Kosovision dhe American School of Kosova pa të cilët nuk do të ishte i mundur realizimi i këtij projekti dhe uroj që edhe për projektet tjera do të kemi sa më shumë mbështetës.
Tahiri pati edhe një mesazh për fëmijët e kësaj shkolle “Lexoni sa më shumë libra, se kështu do të pasuroni mendjen tuaj në radhë të parë dhe me vone do t’i ndihmoni zhvillimit te vendit tuaj”.
Prerja e shiritit u bë nga Naim Kadolli nga “Kosovision”dhe Ekrem Tahiri nga RCPrishtina. Ne fund, nxënësit e klasës V1, të kësaj shkolle, me mësuese Arta Ramabaja, dhanë një program kulturor-artistik para te pranishmeve. /Telegrafi/