Kaloi 1 muaj nga fillimi i vitit shkollor ndërsa nxënësit e shkollës Njegosh mbetën larg bankave shkollore. Ende nuk dihet se cili do të jetë fati i nxënësve të Jurumlerit.
Ata qëndrojnë në shtëpi në pritje të hapjes së një paraleleje shqipe në Idrizovë. Ministri i Arsimit Arbër Ademi as sot nuk zbuloi se kur do të fillojnë me shkollë nxënësit. Por thotë se kjo çështje do të diskutohet nesër në qeveri.
Ademi shton se çështja e shkollës është zgjatur dhe politizuar.
Dy ditë më parë prindërit e nxënësve, ministri i arsimit dhe kryetari i Gazi Babës u dakorduan që të gjendet një zgjidhje afatgjate, e ajo është ndërtimi i një shkolle të re. Banorët kërkojnë që problemi të zgjidhet sa më shpejt.
Përderisa institucionet po kërkojnë zgjidhje nxënësit tashmë 1 muaj po humbin mësimet./TV21/