Telegrafi

Shkolla në Angli nuk do të lejojë përdorimin e fjalëve “mirë” ose “keq” kur bëhet fjalë për sjelljen e nxënësve

Mësuesit në një shkollë në qytetin Leicestershire të Anglisë nuk do të lejohen të përdorin fjalët “mirë” dhe “keq” derisa i referohen sjelljes së nxënësve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në vend të këtyre fjalëve, personeli në Shkollën Loughborough Amherst është udhëzuar të përdorë fjalët “personi që shfaq aftësinë” dhe “ai që nuk shfaq aftësinë”, për të menaxhuar disiplinën.

Politika e re nuk është e “frymëzuar nga korrektësia politike”, por e krijuar “për të hequr intensitetin emocional nga gjuha”.

Drejtori i shkollës, Julian Murphy, megjithëse këmbëngul se shkolla e tij “ka rregulla të rrepta” por pohon se “nuk është i interesuar t’i bëjë të rinjtë të ndihen keq”. /Telegrafi/