Me rastin e 7 Marsit, shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Pejë ka uruar mësuesit dhe edukatorët me fjalë të veçanta, duke kujtuar rëndësinë e arsimit dhe rolin e mësuesve në formimin e brezave të rinj.
Me një mesazh frymëzues, shkolla ka nderuar figurën e mësuesit, duke thënë: “Zoti i Madh e ka lartësuar dijen duke e urdhëruar njeriun që të mësojë dhe të lexojë. Kurse atë që mëson vetë dhe i mëson të tjerët, e ka nderuar edhe më shumë, e ka ngritur në shkallë të larta të respektit.”
Ky mesazh i fuqishëm thekson vlerën e dijes dhe sakrificat e mësuesve që për çdo ditë kontribuojnë për një të ardhme më të mirë.
Në këtë ditë të shënuar, shkolla ka organizuar aktivitete që nderojnë mësuesit dhe nxënësit, duke përkujtuar arritjet e mëdha që janë bërë përmes dijes dhe përkushtimit. /Telegrafi/