Telegrafi

Shkolla ku mori mësimet e para nënpresidentja e re amerikane, riemërohet Kamala Harris

Një anëtar i këshillit të qytetit në Berkeley, California, ka bërë thirrje që institucioni ku ka marrë mëshimet e para nënpresidentja e zgjedhur të riemërtohet në Shkollën Fillore Kamala Harris.

Kjo e fundit hapa e parë të dijës i mori në shkollën fillore Thousand Oaks në fund të viteve të 60-ta dhe në fillim të viteve 70.

Drejtori i shkollës tha se ndihej “krenar dhe i entuziazmuar” me suksesin e Harrisit, por vendimi do të merrej nga bordi i shkollës ose mbikëqyrësi, shkruan San Francisco Chronicle, raporton bbc.

Theksojmë se presidenti i një bordi shkollor lokal në San Francisco u largua pasi gruaja e tij ka bërë thirrje raciste në drektim të Harrisit.

Jon Venverloh tha se nuk ishte dakord me “pikëpamjet e dënueshme” të gruas së tij. Ajo më pas ka kërkuar falje. /Telegrafi/