Për shkak të mungesës së nxënësve dhe mbylljes së paralajmëruar të një klase në një shkollë në departamentin Moselle në verilindje të Francës, prindërit regjistruan katër dele për vitin e ardhshëm akademik.
Një nga pesë klasat e grupit arsimor ndërkomunal (RPI) të Nitting-Voyer-Hermelange kërcënohet të mbyllet në vitin e ardhshëm shkollor për mungesë nxënësish.
Institucioni ka 94, katër më pak se pragu i kërkuar nga Arsimi Kombëtar. Një situatë “e shëmtuar”, e denoncuar në RTL të shtunën nga kryebashkiaku i Voyer, Bertrand Janson, i cili shpjegon se kjo klasë mund të ishte hapur në vitin 2021 me 90 nxënës.
Për të korrigjuar këtë, prindërit e nxënësve dhe të zgjedhurit e komunave përkatëse dolën me një zgjidhje që ishte, më së paku, origjinale: të regjistrohen katër dele në shkollë.
Katër delet u quajtën “John Deere”, “Margaret Dubris”, “Phil Tondo” dhe “Valerian Deschamps”, raporton leparisien.
Një nismë që të kujton atë të prindërve të Belledonne, në Isère, të cilët regjistruan 15 dele në shkollën e qytetit të tyre në vitin 2019 për të rritur numrin e saj/
“Meqenëse fëmijët tanë numërohen si dele, ne gjithashtu mund ta çojmë deri në fund absurditetin e arsyetimit”, nënvizoi Loic Firtion, presidenti i shoqatës së prindërve RPI me Républicain Lorrain.
Ndryshe, protesta u shtrinë përtej regjistrimit, pasi prindërit sollën dele të në oborrin e shkollës për të demonstruar kundër mbylljes së klasave. /Telegrafi/