Rreth 80 nxënës që janë regjistruar në klasë të parë në shkollën fillore “Ismail Qemali” në kryeqytet, u janë kthyer dokumentet.
Krejt kjo është bërë për shkak të një mosmarrëveshje që kanë drejtuesit e komunës dhe shkollës”, raporton Arta TV.
Fëmijët e ‘Matit’ e kanë më së afërmi shkollën fillore ‘Ismail Qemali’.
Bekim Qyqalla, banor i lagjes Mati, e konsideron si të padrejtë këtë vendim.
Drejtoresha e shkollës, ‘Ismail Qemali’, Dirta Cenaj pohon se fajin për këtë problem e ka komuna pasi kjo e fundit nuk i ka dhënë me kohë përgjigjeje.
Ajo thekson se komuna nuk i ka dhënë përgjigje me kohë shkollës.
Në anën tjëtër, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci ka thënë që vendimi ka qenë valid nga viti i kaluar, dhe se kjo shkollë nuk e ka përfillur rregulloren.
Banorët e lagjes “Mati 1” mbetën me shpresën që komuna dhe shkolla të gjejnë zgjidhje për këtë problem.
Komuna e Prishtinës në shkollat e mesmet për afatin e parë nuk pranon nxënës të komunave tjera përkundër interesimit të madh.
Kritere të ashpëra, Prishtina ka paralajmëruar edhe për regjistrim në çerdhe.