Ora ka filluar në atë mënyrë që disa të shara janë shkruar në tabelë, ndërsa klasa është dashur t’i thotë ato me zë.
Telegrafi britanik njofton se drejtuesit e shkollës kishin vendosur ta mbajnë këtë orë me qëllim që t’i mësojnë fëmijët që kur t’i emërojnë ‘gjërat’ nga biologjia të përdorin fjalët e duhura dhe të mos përdorin gjuhën e rrugës.
“Qëllimi edukues i kësaj ore ka qenë që të mësohen fëmijët që t’i përdorin shprehjet e duhura kur të thonë ndonjë term biologjik dhe jo të përdorin termet nga rruga. Fokusimi nuk është dashur të jetë te sharja dhe më vjen keq që kemi shkaktuar këtë stres të panevojshëm”, u ka shpjeguar prindërve të habitur zëvendësdrejtori i shkollës, Richard Clutterbuck.