Të gjitha studimet e bëra në fushën e edukimit, kanë ranguar si të parat Shkollat Finlandeze, nxënësit e të cilave janë ndër më të mirët në botë. Këto vlerësime asocojnë në atë se, ata nxënës shpenzojnë kohë më cilësore në shkollë në krahasim me fëmijët e vendeve të tjera, ndërsa koha e shpenzuar për detyrat e shtëpisë është maksimumi 30 minuta në ditë.
Tashmë, nuk ka nevojë të shkoni në Finlandë, për të gjetur një shkollim të tillë, sepse atë e keni në Shkollën Finlandeze në Kosovë.
Këtë të Enjte, të gjithë të interesuarit për “Shkollën Finlandeze” në Kosovë, të cilët dëshiruan të bisedojnë direkt me Drejtoreshën e e kësaj shkolle, Zonjën Kaija Leena Salovaara, patën rastin të takohen me të, në një nga ambientet e Kolegjit Universum.
Gjatë këtij, Zonja Salovaara, me përvojë katërmbëdhjetë vjeçare si profesoreshë, dhe si drejtoreshë në institucione arsimore kredibile finlandeze, theksoi nevojën e menjëhershme të transformimit të sistemit të edukimit në Kosovë. Ndër të tjera ajo theksoi nevojën për një shkollë ku fëmijët janë në fokus dhe ku mësimi është kënaqësi.
Kjo është arsyeja pse Shkolla Finlandeze vjen në Kosovë me staf ndërkombëtarë (Finlandezë) dhe me program të fokusuar në kreativitet, zgjidhje të problemeve dhe mësim përmes lojërave.
Shkolla Finlandeze i vendos fëmijët në qendër të vëmendjes dhe duke i kuptuar nevojat e tyre ajo formon kurikulat dhe planprogramet.
Programi ofrohet për ciklet parashkollorë, fillorë dhe të mesëm.
Gjithashtu fëmijët angazhohen në aktivitete dhe klube brenda shkollës që përfshijnë artin (muzikë, pikturë, këndim, aktrim), sportin, punë dore, mësime nga kuzhina dhe socializim përmes aktiviteteve në ambiente të hapura.
Çdo prind i cili dëshiron kualitetin më të lartë të edukimit për fëmijët e tij, “Shkolla Finlandeze e Kosovës” i ofron një ekosistem që i rritë fëmijët duke nxjerr më të mirën nga ta, për të rritur kreativitetin e tyre, dhe duke ofruar mundësinë që ata të socializohen.
Nëse dëshironi që edhe fëmijët tuaj të bëhen pjesë e kësaj Shkolle, Aplikoni në: https://goo.gl/9ZKi6k
Për më shumë informata kontaktoni në 045 235 650, ndiqni faqën në facebook apo vizitoni