Site icon Telegrafi

Shkolla fillore “Ismail Qemali” njofton se nesër nuk do të mbahet gara nacionale e diturisë

Në shkollën fillore “Ismail Qemali”, nesër nuk do të mbahet gara nacionale e diturisë.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtar të shkollës fillore “Ismail Qemali”, në të cilën njoftohen nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit se arsyeja e anulimit të kësaj gare është për shkak se organizatorët e kësaj gare nuk i kanë dërguar testet në shkollë, gjë kjo që kjo që e ka bërë të pamundur organizimin.

Ndryshe, gara e diturisë është pjesë e Programit Nacional për Rininë dhe do të organizohet në tri nivele: në nivelin shkollor, komunal dhe republikan.

Fituesit e vendeve të para në nivelin shkollor, për secilën lëndë, për secilën gjeneratë do të garojnë në nivelin komunal, pastaj vendet e para të këtij niveli do të garojnë për fituesin e nivelit republikan.​/Telegrafi/

 

Exit mobile version