Prindërit dhe nxënësit e shkollës fillore të mesme të ultë “Daut Bugujevci” në Bresje të Fushë-Kosovës, sot kanë protestuar, duke e bojkotuar mësimin që në ditën e parë të fillimit të procesit mësimor.
Prindërit së bashku me fëmijët e tyre nxënës të kësaj shkollë kanë protestuar sot prej orës 8:00 deri 9:00.
Kjo, protestë paqësore, sipas Erkan Sylejmanit përgjegjës për media nga Këshilli i Prindërve, vjen si pasojë e vendimit të Këshillit Komunal të Fushë Kosovës dhe si rrjedhojë e mungesës së kushteve themelore për zhvillimin e mësimit, raporton Rtk.
Ai tha se nëse kjo protestë dhe ky bojkot njëditor nuk do të ndryshojë këtë vendim të padrejtë, si prindër së bashku me fëmijët e tyre duke filluar nga data 10.09.2018 do të vazhdojnë me protesta dhe bojkot të pandërprerë të mësimit deri në ndryshim të vendimit.