Telegrafi

Shkolla ekonomike e Tetovës bëhet me sallë sporti

Shkolla e mesme ekonomike ”8 shtatori” në Tetovë nga sot është bërë me sallë të re sportive, pas inagurimit të saj nga ana e ministrit të arsimit, Abdilaqim Ademi, dhe kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, transmeton Telegrafi.

Kjo sallë ka sipërfaqe prej 1300 metër katrorë dhe në të janë investuar rreth 40 milionë denarë. Salla është e përgatitur me rekuizita për futboll, volejboll, hendboll, bashketboll dhe gjimnastikë.

Në këtë ceremoni inagurimi, ministri Ademi tha se përparësi e Ministrisë dhe Qeveisë mbetet investimi në arsim, që nënkupton edhe përmirësim të mësimdhënies, ndjekje të trendeve botërore, si edhe një zbatim të ri në sistemin arsimor të Maqedonisë./Telegrafi/