Site icon Telegrafi

Shkolla e tmerrit: Nxënësit ecin mbi gozhda këmbëzbathur, ngritin tulla me kapakë të syve dhe shtrembërojnë shufra të hekurta me dhëmbë (Video, +16)

Një shkollë e pazakontë në Pakistan po u ndihmon kaskaderëve dhe artistëve të ndryshëm disa truqe: siç janë ngritja e peshave me ndihmën e kapakëve të syve apo qëndrimi këmbëzbathur në gozhda. Megjithatë, ata tani po kërkojnë nga qeveria që t’i financojë.

Këtë akademi private e udhëheq kaskaderi Ghulam Faruk. Javën e kaluar kishte organizuar një program special, në të cilën i ka prezantuar këto aftësi që pakkush mund t’ bëjë, transmeton Telegrafi.

Ai u ndihmon edhe të tjerëve që të zbulojnë talentin e tyre, siç është lëvizja e trupit jashtë kufijve të normales.

Kjo shkollë gjendet afër Mastung, ku në vitin 2011 kishte ndodhur një masakër në një autobus. Këtë ngjarje të tmerrshme e kishte shkaktuar një grup xhihadistësh sunit.

Ky institucion është duke u përballur me mungesë të fondeve. Faruk beson se me ndihmën e qeverisë mund të vazhdojë me organizimet e ngjarjeve në një nivel më të lartë.

Ai aftësitë e tij të jashtëzakonshme i ka demonstruar duke ngritur tulla me kapakët e syve, dhe duke e shtrembëruar shufrën e hekurt me dhëmbë. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version