Telegrafi

Shkolla e Pasomës pa mësues të parashkollores, Komuna e Vushtrrisë premton zgjidhje (Video)

Në shkollën e fshatit Pasomë të Vushtrrisë, nga fillimi i vitit shkollor nuk ka mësues të ciklit parashkollor. Kjo për shkak se Drejtoria Komunale nuk ka siguruar mësimdhënës për shkollën e këtij fshati. E drejtori i Arsimit në Vushtrri, Afrim Nimani premton zgjidhje për këtë çështje, brenda këtij gjysmëvjetori.

Ani pse viti shkollor ka filluar para dy muajsh, bankat ku mësonte cikli parashkollor në shkollën e fshatit Pasomë të Vushtrrisë, kanë mbetur të zbrazura.

Jo pse nuk ka nxënës, por se atyre Drejtoria Komunale nuk u ka siguruar një mësimdhënës.

“Fatkeqësisht shkolla jonë nuk është përfshirë në konkursin e shpallur nga Drejtoria e Arsimit, më qëllimin që një mësues t’i përfshijë dy shkolla. Në aspektin gjeografik shkolla jonë nuk është afër me asnjë shkollë, dhe për këtë arsye shkolla ka mbetur pa mësues”, shprehet Besnik Sadiku- Drejtor i Shkollës, përcjell Telegrafi.

Gjashtë vijet radhazi mësuesja e parashkollores është financuar nga prindërit, gjë e cila, sipas Shehremet Osmanit, po të ishte në dorën e prindërve, do të vazhdohej të bëhej.

“13 nxënës po qëndrojnë në shtëpi për shkak se nuk ekziston një mësuese. Së paku të na kishin lënë neve në dorë, ndoshta e angazhonim vetë mësuesen”, shprehet Osmani, prind.

Por drejtoria komunale këtë vit kishte marr vendim të ndalonte këtë gjë. Duke iu premtuar se mësimdhënësit do të sigurohen nga vetë komuna, gjë e cila nuk u realizua për shkollën e fshatit Pasomë.

“Mundësitë janë të limituara, ne kemi një numër të kufizuar të personalit që mund të angazhojmë. Këto kanë qenë mundësitë tona, dhe ne jemi duke shqyrtuar mundësitë që të angazhojmë edukatore në shkollat që na kanë mbet”, deklaroi Afrim Nimani- drejtor i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë.

Ai premtoi se do të bëjë zgjidhje për parashkollorët e Pasomës, pa për përfunduar gjysmëvjetori i parë./RTV Dukagjini/Telegrafi/