Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, të hënën, ka shpallur konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2024/2025.
Sipas njoftimit të kësaj shkolle, nxënësit të cilët e kanë përfunduar klasën e parë të shkollës fillore kanë të drejtë të aplikojnë për instrumentet si piano, violinë, kitarë, violë dhe violonçel.
Nxënësit të cilët e kanë përfunduar klasën e tretë të shkollës fillore kanë të drejtë të aplikojnë për instrumentet si flautë, klarinetë dhe fizarmonikë, por edhe për perkusione si dhe për balet klasik.
Drejtoria e shkollës ka bërë të ditur se dokumentet e nevojshme për aplikim janë fletëparaqitja që merret në shkollë, certifikata e lindjes dhe vërtetimi nga shkolla fillore, dhe se paraqitja e dokumenteve bëhet nga data 10 qershor deri më datën 14 qershor 2024./Telegrafi/.