Ky koncert tani më i 33 – ti me radhë që nga themelimi në tetor të vitit 2002, ishte i veçantë për pianistët : Tina Bajrami, Rron Jahja dhe Orgest Blakqori të cilëve shkolla solemnisht ua dorëzoi diplomat për përfundimin e shkollimit të ulët muzikorë.
Të gjithë nxënësit e shkollës përformuan me pika solistike dhe duo. Koncerti i cili zgjati mbi një orë, prezantoi në skenë shumë pianist, kitaristë, solokëngëtar, violiniste e flautist.
Si pike përmbyllëse u prezantua kori i shkollës i cili ishte në përcillje te solisteve Qëndrim Krasniqi dhe Eda Mejzini.
Tani më këto koncerte janë tradicionale për nxënësit dhe shkollën. Për suksesin e nxënësve ishte meritor edhe stafi profesional i profesorëve të shkollës së Muzikës “Amadeus” . Këtë e dëshmojnë edhe pjesëmarrjet e shumta të nxënësve të kësaj shkolle në garat e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare për instrumentistët e rinj./Telegrafi.com/