Site icon Telegrafi

Shkolla e mesme ekonomike “Gostivari”, shpallet shkollë model për integrim ndëretnik (Foto)

Në këtë ceremoni ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport të Komunës së Gostivarit, drejtoresha Jovanka Ognjanoska u shpreh se: “Ndjehet krenare që projekti u realizua me sukses, dhe se Shkolla Ekonomike fitoi epitetin e shkollës që aplikon me sukses integrimin ndëretnik, dhe që merret si shembull pozitiv në nivel nacional për harmoni ndëretnike”.

Zëvendësdrejtori Kasam Kasami, mes tjerash vuri në dukje se: “qëllimi i projektit ishte informimi i opinionit dhe i komuniteteve, aftësimi i arsimtarëve, i udhëheqësisë dhe i drejtorisë së shkollës dhe përgjegjësve të arsimit në komuna, krijimi i shkollave model, si dhe sigurimi i stimulimit për shkollat dhe mjediset lokale”.

Në fund të ceremonisë së përmbylljes së projektit, nxënësit e shkollës ekonomike mysafirëve të pranishëm u’a prezantuan punët dhe aktivitetet e përbashkëta të realizuara viteve të fundit.

Mesazhi që doli nga deklarata e paraqitur ishte se dallimet asnjëherë nuk mund të jetë pengesë në zhvillimin e një shoqërie, dallimet mund të jenë vetëm fuqi lëvizëse, progres të një shoqërinë në përgjithësi progres për shkollën dhe pushtetin lokal.

Duhet theksuar se shkolla e mesme ekonomike komunale “Gostivari” – Gostivar përfitoi 1 milion e 200 mijë denarë nga projekti i USAID-it për integrim ndëretnik, ndërsa me këtë projekt janë zëvendësuar dritaret e vjetra të kësaj shkolle. /Telegrafi/

Exit mobile version