Site icon Telegrafi

Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Shtjefën Gjeqovi” pranon donacion nga ish nxënësi Tahir Gashani!

Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Shtjefën Gjeqovi” bën aftësimin dhe arsimimin profesional të të rriturve në degët: makineri (axhustator, tornitor, automekanik, llamaristë të ndërtimtarisë), elektrike (autoelektricistë, elektricistë, radio dhe tv mekanik, mekanik aparate teknike), ndërtimtari (murator, latues, armirues), hoteleri (kamarier dhe gjellbërës), tekstil (konfeksion, rrobaqepësi), transport & trafik (transport rrugor, trafik rrugor, lëvizje e trenave).

Pas përfundimit të tre viteve të arsimit dhe provimit të maturës në QKS, nxënësit mund të vazhdojnë studimet në Universitetin e Prishtinës, në Universitete jashtë vendit, në Kolegje private. Nxënësit e suksesshëm do të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur dhe me shkathtësi të duhura në hapësirat e tyre të punës. Nxënësve të QKS ju mundësohet të punësohen më lehtë si në Kosovë por edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Si shembull i suksesit të përfundimit të shkollimit në këtë shkollë marrim një nga nxënësit më të dalluar Tahir Gashani, i cili kishte ndjekur drejtimin e konfeksionit ose thënë më mirë “dizajn i modës”.

Tahir Gashani falë përkushtimit të tij në mësime si dhe falë punës së mësimdhënësve ishte një nga nxënësit më të dalluar dhe talentuar të shkollës, ku talenti i tij si artist në dizajnin e modës vazhdoi të shfaqet edhe jashtë vendit, ku ai tani vazhdon studimet në Angli.

Tahir Gashani përveç suksesit të tij në shkollim ai vendosi që talentin e tij ta shpalos më shumë përmes biznesit të tij “Gashani”.

Gashani i përket familjes së madhe të Al Trade.

Gashani është kompani e dizajnit të modës, përgjegjës për krijimin e fustaneve të ëndrrave të çdo femre.

Është sinonim i dizajneve kreative të fustaneve të zakonshëm, elegantë dhe ekstravagantë.

Tahir Gashani nuk i kishte harruar vitet e shkollimit në Shtjefën Gjeqovi, ishin vitet e bukura me shoqëri si dhe të aftësimit të tij profesional, andaj ai bashkë me kompaninë e tij Gashani sot dhuruan një donacion për materiale të punës praktike në drejtimin konfeksion, rrobaqepësi.

Përveç dhurimit të materialeve, Gashani hap dyert për nxënësit e shkollës për punë praktike në Gashani, ku është një mundësi shumë e mirë për aftësim dhe zhvillim në konfeksion si dhe për krijimin e një marrëdhënie pune me kompaninë pas përfundimit të shkollës.

Exit mobile version