UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve të rinj për Shkollimin e Mesëm të Lartë në Gjimnazin UBT dhe Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë, për vitin e ri shkollor 2023/2024, në drejtimet:
Gjimnazi Natyror;
Gjimnazi Gjuhësor;
Asistent Dentar;
Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë;
Teknik i Farmacisë, si dhe
Teknik i Laboratorit Mjekësor.
Konkursi është i hapur deri më datë 31 gusht 2023 dhe të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ulët, dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin e arritshmërisë.
Për të bërë aplikimin, nxënësit duhet të bashkëngjitin këto dokumente:
Dëftesat e shkollës së mesme të ulët – origjinale;
Ekstrakti i lindjes – origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj;
Dy fotografi të formatit të pasaportës;
Fletëregjistrimi.
Aplikimi mund të bëhet online përmes uebsajteve zyrtare te shkollave të mesme: gjimnazi.ubt-uni.net dhe shm.ubt-uni.net, ose edhe duke na vizituar në ambientet e shkollave në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, afër rrethit të QMI.