Site icon Telegrafi

Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë ‘pamjen e shëmtuar’ në çati – e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Një organ gjenital mashkullor është shfaqur i vizatuar mbi çatinë e një shkolle në Berlin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë vënë re në krye të shkollës Waldorf në lagjen Kreuzberg në Berlin.

Dhe tani thuhet se janë bërë disa intervenime për të fshehur veprën e papërpunuar të artit.

Penisi masiv është aq i madh sa u kap nga një satelit dhe është i dukshëm në Google Maps. /Telegrafi/

Exit mobile version