Telegrafi

Shkolla i dërgoi nxënësit të shohin kasaphanën e drerëve (Foto)

The portrait of reindeer from north Norway.; Shutterstock ID 23032927

Dag Olav Stolan që është kujdestar në një shkollë fillore në Norvegji, ka marrë kritika të mëdha që i ka dërguar nxënësit për të parë se si mbyten dhe rripen drerët.

Fotografitë e publikuara në Facebook, ku shihen fëmijët parën kafshëve të varura me kokë poshtë në një pellg të gjakut, si dhe pranë lëkurave të tyre, kanë ngjallur neveri te shikuesit, transmeton Telegrafi.

Megjithëse imazhet shqetësuese janë hequr, ka pasur kritika të mëdha dhe është kërkuar suspendimi i kujdestarit, që organizoi vizitën e gjashtëvjeçarëve në kasaphanë.

Fëmijët gjashtëvjeçarë pranë lëkurave të drerëve

“Kjo nuk është hera e parë që po e bëj një gjë të tillë, ishte vizitë studimore për të parë se si përpunohet mishi i drerit dhe u merret lëkura. Kjo është forma e mbijetesës së fisit Sami”, është arsyetuar Stolan lidhur me rastin.

Në këtë formë, mësimdhënësi pretendon se vetëm ka dashur ta konkretizojë mënyrën e jetesës së një populli të lashtë, e jo të frikësojë fëmijët.

Mirëpo, organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kanë konsideruar se është e tepërt që në këtë moshë të shihen pamje kaq të vrazhda dhe të panevojshme. /Telegrafi/