Me 15 qershor të këtij viti, në shkollën ‘At Shtjefan Gjeçovi’ në Zllakuqan të Klinës, mungonte busti i shkollës që mban po të njëjtin emër.
Busti i “At Shtjefan Gjeçovi’, i cili ishte vjedhur, u kthye pikërisht aty ku e kishte vendin në shkollën që mban emrin e tij.
Vanesa Marku, nxënëse e klasës së pestë, ka thënë se është gëzuar që busti i Gjeçovit do të kthehet në oborrin e shkollës.
“Ne nxënësit e kësaj shkolle jemi shumë krenar që na kanë sjellë përsëri bustin e At Shtjefën Gjeçovit. Në klasë mësojmë gjëra të ndryshme dhe jemi të lumtur”, deklaroi për RTV Dukagjinin, nxënësja Vanesa Marku.
Ndërsa drejtoresha e shkollës, Marqe Selmanaj, tha se busti u rikthye po nga i njëjti donator që e kishte dhuruar edhe herën e parë, përcjell Telegrafi.
“E kemi përsëri bustin e At Shtjefën Gjeçovit, të kthyer nga dhuruesi Gjon Prek Lleshaj, mirëpo ky është tjetër bust sepse ai nuk është gjendur dhe nuk kemi ndonjë informatë se çfarë ka ndodhur me të. Normal ata që e kanë marrë sigurisht se nuk kanë vepruar kështu për ta rikthyer përsëri, por policia nuk ka arritur në ndonjë fakt se çka ka ndodhur me bustin”, thotë Selmanaj.
Selmanaj thotë se akte të tilla të mos ndodhin më jo vetëm në këtë shkolle.
“Kjo figurë është historike jo vetëm për kombin por edhe për shkollën dhe kopshtin tonë. Është një figurë që na bën të ndihemi krenarë. Ai është mësuesi i parë i kësaj shkolle”, shton drejtoresha Marqe Selmanaj.
Në korrik të këtij viti, ishte vjedhur busti i At Shtjefën Gjeçovit në fshatin Zllakuqan. Banorët e këtij fshati këtë akt e kanë cilësuar si vepër antikombëtare. /RTV Dukagjini/Telegrafi/