Telegrafi

A shkojnë ‘psikologët te psikologët’ për konsulta – tregon psikoterapistja Qenaj-Sejdiu

10 tetori është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

Shëndeti mendor ka rëndësi të veçantë dhe të gjithë në momente të caktuara, kur kemi nevojë për konsulta e dimë adresën se ku të drejtohemi.

E një konsultë me një psikolog për çfarëdo arsye qoftë nga bën të ndihemi më mirë.

Por, si ia bëjnë psikologët, a shkojnë edhe ata tek kolegët e tyre për konsultë, apo vet menaxhojnë me situatat.

Psiko-terapistja Antigona Qenaj Sejdiu në një Podcast për Telegrafin ka treguar se si kjo çështje funksion te ata, gjersa thotë se shumë shpesh ia bëjnë këtë pyetje.

“Shumë shpesh ma bëjnë këtë pyetje, e ti psikologe a shkon te psikologu? Po.”, u përgjigj ajo.

“Gjatë shkollimit tonë ne kalojmë nëpër procesin e shërimit të vetes sonë. Është një kusht që nuk mundesh me u bo psiko-terapist pa i kaluar ato traumat tua nëpër procesin terapeutik…

Në psikoterapinë, ku e kam kryer, e që është si një lloj specializimi për psikologët unë e kam zgjedh qasjen e psikoterapisë trupore…”, u shpreh ajo.

Psikologia tha më tej se prej vitit 2007 është pjesë e orëve personale me terapistë të ndryshëm ndërkombëtarë e vendorë dhe po ashtu është pjesë e grupeve që i kanë mbajtur me kolegët me njëri tjetrin.

“Këto orë vazhdojë me i ndjek edhe sot për nevoja të mia, jo se më obligohen ato orë, por kështu unë e tregoj kujdesin ndaj vetes time… Shumë gjëra i kaloj më lehtë kur e marr mbështetjen psikologjike”, u shpreh Qenaj-Sejdiu. /Telegrafi/